Site icon Telegrafi

Polonia do të blejë raketa të sistemit Patriot

Polonia pret që deri në fund të vitit të nënshkruajë marrëveshjen me kompaninë amerikane të mbrojtjes Raytheon për blerjen e tetë raketave nga sistemi Patriot, tha të premten ministri polak i Mbrojtjes, Antoni Macierewicz.

“Shpresojmë që do të nënshkruajmë marrëveshjen deri në fund të vitit”, ka zbuluar Macierewicz për media.

Ai ka bërë të ditur se sistemi i parë nga tetë sish, që do të jenë të pajisur me radarë ABCS pritet të arrijnë dy vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes, transmeton KosovaPress.

Exit mobile version