Organet e sigurisë në Poloni si dhe kundërzbulimim ABW, ka identifikuar 45 diplomatë rusë si të dyshuar për spiunim – duke i bërë thirrje ministrit të Jashtëm për dëbimin e tyre.
Agjencia France Press, raporton se Stanislaw Zaryn u ka thënë gazetarëve se organet e sigurisë kanë përpiluar një listë prej 45 personave, që punojnë në Poloni nën petkun e diplomatit, e që në fakt merren me aktivitete spiunazhi, transmeton Telegrafi.
Ai shtoi se lista e të dyshuarve i është dorëzuar ministrisë së Brendshme, ku ABW kërkon që këta persona të dëbohen nga territori i Polonisë.
Kjo nuk është hera e parë që spiunë rusë që funksionojnë nën petkun e diplomatit, kryejnë aktivitete të tilla dhe që dëbohen nga vende të ndryshme të botës. /Telegrafi/