Site icon Telegrafi

Policja amerikane sakrifikohet për ta shpëtuar nxënësen që po kalonte në vija të bardha, vetura e godet – shpëton me lëndime të lehta

Kamera e sigurisë ka kapur momentin kur një police sakrifikon veten që ta shpëtojë një nxënëse të shkollës së mesme që të shtypet nga vetura, derisa po kalonte rrugën në vija të bardha.

Annette Goodyear nga departamenti i policisë në Maryland, SHBA, u godit nga vetura derisa me çdo kusht u mundua ta mbrojë vajzën që mos ta ketë fatin e njëjtë, transmeton Telegrafi.

E veshur me xhaketë ngjyrë portokalli dhe kapele, shihet duke ngritur dorën – si shenjë paralajmërimi se duhet të ndalin fuqinë pasi nxënësit po bëhen gati të kalojnë rrugën.

E pasi që hapat e parë i qet në rrugë një nxënëse, një veturë vjen me shpejtësi dhe duke parë se do të goditej nga mjeti – policja e kap me shpejtësi dhe e largon.

Pavarësisht goditjes, policja që u dërgua me urgjencë në spital për tretman, raportohet se ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Megjithatë, po të mos ishte ajo, nxënësja do ta pësonte ndoshta edhe më keq. Për këtë ajo mori mirënjohje nga departamenti ku punon. /Telegrafi/

Exit mobile version