Policia e Kosovës ka sekuestruar 174 pajisje të paligjshme për mihje të kriptovalutave në Zubin Potok.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Ajo ka thënë se mospagesa e faturave të energjisë elektrike nxit aktivitete të tilla të paligjshme.
“Kjo është arsyeja pse Serbia bllokon zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë. Ne i përmbushëm të gjitha angazhimet tona. Koha që edhe pala tjetër të bëjë të njëjtën gjë, urgjentisht!”, ka shkruar ministrja tutje.
🇽🇰 Police seized 174 illegal crypto-mining devices in Zubin Potok.
Non-payment of electricity bills encourages such illegal activities. This is why Serbia blocks the energy roadmap implementation.
We fulfilled all our commitments. Time for the other side to do the same, urgently! pic.twitter.com/01upWlPREX— Artane Rizvanolli (@Artane_R) April 14, 2023
Në janar të vitit 2022, Qeveria e Kosovës mori vendim që të anulojë veprimtarinë e prodhimit të kriptovalutave për shkak të gjendjes emergjente të energjisë në të cilën ndodhej vendi.
Edhe më herët, zyrtarët policorë kishin kryer aksione të ngjashme në rajone të ndryshme të Kosovës, duke konfiskuar pajisje për kriptovaluta. /Telegrafi/