Gjykata Themelore e Prishtinës pritet që të shpallë aktgjykimin për deputetët e Vetëvendosjes të akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Seanca është paralajmëruar të fillojë në ora 13:00, por deri me tani ende nuk ka filluar.
Forca të shumta të Policisë janë para rreth ndërtesës ku do të zhvillohet seanca.
Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj dhe Faton Topalli akuzohen se veç e veç kryen veprat penale “të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm” si dhe “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare./Telegrafi/