Site icon Telegrafi

Policia publikon fotot e pesë personave në kërkim – janë të përfshirë në kontrabandë me mallra

Pas operacionit policor, të realizuar sot në katër rajonet e Kosovës në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veri dhe arrestimit të tetë personave të dyshuar, Policia e Kosovës ka vazhduar hetimet intensive drejt identifikimit dhe arrestimit të personave të tjerë që ndërlidhen me kontrabandimin e mallrave.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se hetimet intensive drejt identifikimit të personave të dyshuar të përfshirë në kontrabandë me mallra, janë realizuar nën autorizimin e prokurorisë kompetente, e që kanë rezultuar deri më tani me identifikimin e pesë personave të dyshuar, të cilët janë shpallur në kërkim:


Besim Zeqiri i lindur me 01.07.1985, fshati Kaqandoll-Mitrovicë

Halil Sylejmani i lindur me 03.08.1965, Kqiq – Mitrovicë

Festim Sylejmani i lindur me 14.02.1992, Kqiq – Mitrovicë

Fitim Latifi i lindur me 05.04.1992, Kushtovë – Mitrovicë

Milan Radisavljeviq i lindur me 10.12.1972 – Zubin Potok

Policia e Kosovës, fton të gjithë qytetarët që të mos bien pre e asnjë provokimi të mundshëm dhe njëkohësisht kërkon bashkëpunim në ofrimin e informacioneve me qëllim arrestimin e personave të dyshuar dhe sjelljes së tyre pranë organeve të drejtësisë, transmeton Telegrafi.

Numrat kontaktues: 192, 038 550 999 ose pa pagesë në 0800 19999, të gjitha informacionet do të trajtohen në mënyrë konfidenciale.

Njëkohësisht Policia e Kosovës bën të ditur se në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, është duke kryer hetime intensive drejt identifikimit edhe të personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në kontrabandë me mallra por edhe në aktet kriminale dhe sulmet me mjete të rrezikshme, armë zjarri të kryera ndaj zyrtarëve policorë dhe atyre doganorë sot gjatë operacionit.

Lexo po ashtu Operacion i madh i Policisë në Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë- goditet rrjeti i kontrabandës

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se aksioni kundër kontrabandës i zhvilluar sot (13 tetor) ka përfunduar dhe se i njëjti është është realizuar në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut.

Tetë persona janë arrestuar gjatë aksionit. /Telegrafi/

Exit mobile version