Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore gjatë kësaj jave ka zhvilluar aktivitete të ndryshme, duke u bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik.
Përmes një komunikate për media, thuhet se në vazhdën e implementimit të planeve operative ka shqiptuar njëmijë e pesëqind e katër(1504) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e 12 aksidenteve të trafikut me dëme materiale, hetim i 19 aksidenteve të trafikut me të lënduar, shqiptim i masës së ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 20 ngasës, shqiptim të gjobave për mos vendosjen e rripit të sigurisë për 32 ngasës.
Në komunikatë thuhet se siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve.
“Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës. Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/