Site icon Telegrafi

Policia ndalon dhe më pas liron Gjuriqin në Graçanicë (Video)

Policia e Kosovës e ka ndaluar të ashtuquajturin Drejtor të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, mbrëmë në Graçanicë.

Pas rreth gjysmë ore diskutimi mes policisë në njërën anë dhe Gjuriqit, zëvendëskryeministrit në Qeverinë e Kosovës Branimir Stojanoviq dhe kryetarit të Graçanicës, Valdeta Kostiq në anën tjetër, Gjuriq u lejua të qëndrojë në Kosovë gjatë mbrëmjes, raporton RTS.

Raportohet se policët kosovarë i kanë thënë Gjuriqit se duhet ta përcjellin për në Merdarë dhe nëse ai refuzon, do të arrestohej, transmeton lajmi.net.

“Pjesëtarë të Njësisë Speciale të policisë së Kosovës tentuan të më arrestojnë, por populli i mbledhur nuk lejoi një gjë të tillë”, deklaroi Gjuriq për mediat serbe.

Gjuriq gjithashtu deklaroi se ka pasur leje për vizitën e tij në përputhje me marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe për këtë “nuk e kupton se pse policia donte ta arrestonte”. /lajmi.net/

Exit mobile version