Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët në mënyrë që të arrestohet personi i kërkuar, Tim Kajtazi.
Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se i dyshuari Tim Kajtazi kërkohet për pesë vepra penale, transmeton Telegrafi.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Personi i dyshuar është:
• TIM (DELI) KAJTAZI i lindur me 16.05.1981 në Dragolevc-Istog.
I dyshuari është i kërkuar për veprat penale si më poshtë:
• 2- (dy) raste për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”
• 1- (një) rast për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
• 1- (një) rast për veprën penale “Dhunë në familje”
• 1- (një) rast për veprën penale “ Shmangie nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore”
I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë-dega në Istog.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com /Telegrafi/