Site icon Telegrafi

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Dardan Krivaqës, i dyshuar për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj kërkon bashkëpunim nga qytetarët, për identifikimin dhe vendndodhjen e personit Dardan Emrush Krivaqa, i cili dyshohet për “Vrasje të rëndë” në Ferizaj.

Vrasja e rëndë, ka ndodhur dje më 22.08.2021 në Ferizaj, ku humbi jetën 18 vjeçarja M.O.

“I njëjti, i dyshuari deri më tani nuk është paraqitur në polici dhe është në arrati. Personi i kërkuar është Dardan (Emrush) Krivaqa, lindur më 25.08.1992, adresa rr ‘Ramdan Rexhepi’, Ferizaj”, thuhet në komunikatë.

Lexo po ashtu 18 vjeçarja në Ferizaj dyshohet se është keqtrajtuar fizikisht, ndalohet për 48 orë një person i dyshuar, tjetri në arrati 

Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi dhe vendndodhjen e tij të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë : 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

Të dhënat thuhet se do të jenë në konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/

Exit mobile version