Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth vdekjes së një të miture në Prishtinë, e cila kishte ndërruar jetë gjatë një ekzaminimi në një klinikë private.
Rasti ka ndodhur të martën në Prishtinë, në ora 10:30.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa tre dëshmitarë meshkuj kosovarë janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/