Dy mjetet shpërthyese janë gjetur në kutitë postare të ish-presidentit amerikan, Barack Obama, si dhe të ish-Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton, kanë njoftuar forcat e sigurisë, shkruan New York Times.
Mjete të ngjashme shpërthyese janë gjetur gjatë të hënës në shtëpinë e miliarderit dhe filantropit George Soros, transmeton Telegrafi.
Njëra nga mjetet shpërthyese është gjetur sot në orët e hershme të mëngjesit, nga një teknik që skanon postën për zyrën e Hillary Clinton, ka njoftuar policia amerikane.
Ndërkaq mjeti tjetër ishte dërguar në zyrën e ish-presidentit amerikan, Barack Obama. Fillimisht nuk dihej saktë se në cilin vend gjendeshin mjetet shpërthyese, që ishin dërguar në postën e zyrave të Hillary Clinton dhe Barack Obama. /Telegrafi/