Pjesëtarë të MPB-së dhe të Ushtrisë do të angazhohen në mbështetje të Policisë së Burgjeve në burgun e “Idrizovës”.
Vendimi është marrë pas mbledhjeve të grupit të vlerësimit dhe komitetit drejtues të mbajtur në Qendrën e Menaxhimit të Krizave.
QKM njofton se një nga problemet kryesore me të cilat ballafaqohet burgu i “Idrizovës” është mungesa e personelit. Nga atje thonë se numri i punonjësve në policinë e burgjeve është i pamjaftueshëm për të plotësuar nevojat dhe aktivitetet e përditshme.
Do të kërkohet një mënyrë për të punësuar staf të ri, i cili do të jetë përgjegjës për sigurinë dhe risocializimin e të burgosurve./Telegrafi/