Site icon Telegrafi

Policia australiane gjen mbetje njerëzish brenda një krokodili, që besohet të jenë të burrit 69-vjeçar

Autoritetet australiane të cilët po hetojnë zhdukjen e një peshkatari në Queensland, kanë gjetur mbetje njerëzish brenda një krokodili.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Andrew Heard, 69 vjeç, u nis të peshkonte pranë ishullit Hinchinbrook të enjten, por nuk u kthye.

Hetuesit që atëherë kanë gjetur mbetje njerëzore në zonë dhe brenda një krokodili 4 metra, tha policia të dielën.

Krokodili u kap dhe u vra nga Departamenti i Mjedisit dhe Shkencës në Queensland (DES), që gjithashtu vrau një krokodil prej 3 metrave si pjesë e hetimit, agjencia raportoi të hënën.

“Në këtë fazë ne mund ta konfirmojmë se kemi gjetur mbetje njerëzore në të parën”, tha Inspektori në Detyrë i Policisë së Queensland, Andrew Cowie në një konferencë shtypi të hënën, duke shpjeguar se procesi i ekzaminimit nuk ka përfunduar në krokodilin e dytë.

Krokodilët u gjetën në zonën ku Heard besohej se ishte duke peshkuar, vazhdoi Cowie dhe karakteristikat e krokodilit të dytë janë në përputhje me përfshirjen në incident.

“Unë besojë se janë të përfshirë të dy krokodilët”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version