Site icon Telegrafi

​Policia amerikane: Jo qasje për publikun në Capitol Hill gjatë betimit të Biden

Nuk do të ketë qasje publike në Capitol Hill gjatë ceremonisë së betimit të Joe Biden si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 20 janar, deklaroi shefja e policisë, Yogananda Pittman.

Pittman mori drejtimin nga Steven Sund pasi ai dha dorëheqjen mes kritikave për trajtimin e ushtrisë ndaj protestuesve që mësynë Capitol Hill javën e kaluar.

Ajo tha se zbatimi i ligjit në nivelin federal, shtetëror dhe lokal ishte i detyrueshëm.

”Kemi plane gjithëpërfshirëse dhe të koordinuara për të garantuar sigurinë. Disa oficerë policie janë pezulluar ndërsa hetimet mbi trazirat e 6 janarit vazhdojnë”, tha ajo.

Exit mobile version