Telegrafi

Pogba nuk e do largimin nga Juve për në Arabinë Saudite

(Foto: Juventus FC)

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, nuk është i interesuar të largohet nga klubi italian për të ndjekur një karrierë në Arabinë Saudite.

Problemet me lëndim ia pamundësuan francezit që të luante në edicionin e kaluar përkundër rikthimit me shumë bujë te Bianconerët.

Derisa Zonja e Vjetër është duke e shqyrtuar mundësinë e shitjes, klubet saudite raportohet të kenë përgatitur ofertë deri në 100 milionë euro në sezon për 30-vjeçarin.

Lexo po ashtu Pogba luajti vetëm 161 minuta sezonin e kaluar: Sauditët i ofrojnë 100 milionë euro në sezon

Mirëpo, sipas L’Equipe, ai dëshiron të luajë në nivelin më të lartë të futbollit duke refuzuar kalimin në Saudi Pro League në këtë fazë.

Gazeta franceze raporton se Pogba dëshiron të kthehet në formën më të mirë në sezonin e ardhshëm, në mënyrë që të luajë ne Francën në Euro 2024. /Telegrafi/