Poezi nga: A. D. Winans
Përktheu Fadil Bajraj
mik poet për pesëdhjetë e dy vjet
një bard lirik fjalësh magjike
një kolibër që tjerr poezi
si një mjeshtër endësi.
E ke kërcyer vallen deri në pikë të fundit
mirësinë në zemër
poezinë në shpirt
një djalë qyteti me zemër fshati.
Poezitë tua zënë rrënjë
këtë pasdite të së enjtës
marinojnë në kokën time
ecin në rrugët e North Biçit
ku u martuam edhe ne.
ke shkuar ama jo për t’u harruar
një flutur në kopshtin e blertë
të mendjes sime.