Site icon Telegrafi

Podoliak: Perëndimi duhet zyrtarisht ta cilësojë agresionin rus në Ukrainë si gjenocid

Këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Mykhailo Podoliak, i ka kërkuar Perëndimit që zyrtarisht ta cilësojë agresionin rus në Ukrainë si gjenocid.

“Forcat ruse kanë kryer sulme mbi infrastrukturën civile, vrasje masive dhe përdhunime, depërtim, ndarje të familje dhe shkatërrim të shkollave ukrainase”, shtoi Podoliak, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër presidenti Zelensky vazhdimisht i ka bërë thirrje vendeve perëndimore që t’i vendosin sanksione më të ashpra Rusisë, si kundërpërgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë.

E sulmet ruse që u zhvilluan javën e kaluar mbi qytetet ukrainase, i kanë dënuar liderët e vendeve perëndimore, duke kërkuar që Putin menjëherë të ndalë gjakderdhjen.

Megjithatë, ukrainasit po vazhdojnë të mbrohen me tërë forcat dhe po vazhdojnë me kundërofensivën ndaj rusëve, duke i detyruar të tërhiqen nga shumë rajone që i kishin marrë nën kontroll që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë. /Telegrafi/

Exit mobile version