Policia e Chicagos po kërkon një burrë të paidentifikuar i cili gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, u pa duke ia drejtuar armën ekipit të njërit nga stacionet televizive në Chicago, që po diskutonte për ngjarjet e fundit në lidhje me dhunën e shkaktuar nga armët.
Incidenti i frikshëm ndodhi gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të FOX 32 në emisionin “Good Morning Chicago”, transmeton Telegrafi.
Joanie Lum po raportonte drejtpërdrejt rreth orës 7 të mëngjesit lidhur me dhunën e shkaktuar nga armët nga pjesa veriore e qytetit në Clark and Hubbard, kur një burrë i cili kishte të veshur një pallto me kapele, eci vetëm pak metra larg saj, transmeton Telegrafi.
Duke shikuar direkt në kamerë, nxori diçka nga palltoja që në fakt ishte një revole që e drejtoi ndaj ekipit të lajmeve.
Policia e Chicagos e ka vendosur atë në listën e të kërkuarve dhe aktualisht janë duke e kërkuar, bëjnë të ditur nga stacioni televiziv.
Shikuesit e shqetësuar filluan të bënin thirrje tek stacioni televiziv, duke shprehur shqetësimin e tyre. /Telegrafi/