Lumbradhi dhe Kaderi shihen të shtrirë në krevat së bashku, teksa flasin afër njeri-tjetrit të zhytur në një bisedë të afërt dhe personale, që duket se Lumi e ka të vështirë të mbajë distancën nga Kaderi.
Ngjarja mori një kthesë të veçantë kur Lumi, i cili me pretekst se do t’i tregojë diçka në vesh, e puthi Kaderin në faqe.
Kaderi, e befasuar nga afeksioni i papritur, i përgjigjet me një ton të sikletshëm duke i thënë: “Mos bëj ashtu se po me vë në siklet.”
Ndërsa tensioni i momentit rritet, Lumi e shkon edhe më tej duke e prekur Kaderin në buzë, tërhequr nga kurioziteti për të zbuluar nëse ato janë të buta.
Në këtë pikë, Kaderi fillon të rrëfehet për procedurat estetike që ka bërë, duke i treguar Lumit se, pas operacionit të hundës, kishte vendosur të bënte ndërhyrje edhe në buzë.
Kur tensioni mes tyre duket se po zbutet, Lumi i bën një kërkesë të çuditshme Kaderit duke e ftuar atë të nuhasë parfumin e tij, duke e afëruar akoma më tepër.
Kërkesa duket se ishte një tentativë tjetër për të puthur Kaderin. /Telegrafi/