Pas tri viteve, në Amsterdam të Holandës sërish janë ngrirë kanalet e ujit, që ka gëzuar tej mase shumë qytetarë – ku disa prej tyre shfrytëzuan këto ditë të ftohta që të rrëshqasin mbi kanalet dhe lumenjtë e ngrirë.
Megjithatë, mundësia për rrëshqitje nëpër kanale nuk është shfrytëzuar vetëm në Amsterdam – por edhe në qytetet tjera të këtij vendi, transmeton Telegrafi.
Si pasojë e kësaj, ekipet e ndihmës së shpejtë kanë pranuar shumë thirrjeve telefonike për shkak të lëndimeve gjatë rrëshqitjes.
Temperaturat e ulëta kanë goditur pjesën më të madhe të Evropës, duke gëzuar një numër të holandezëve që kishin vendosur që vikendin ta shfrytëzojnë për rrëshqitje.
Por trashësia e akullit nuk ishte kudo e njëjtë, e shumë qytetarë të Amsterdamit nuk i kushtuan shumë rëndësi këtij fakti – kështu përfunduar në ujërat e ngrira që ishte nën këmbët e tyre.
Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin një të ri i cili po bënte patinazh para turmës që e duartrokiste, por në një moment ai hasi në shtresë të hollë të akullit që nuk e mbajti dhe ai përfundoi në ujë. /Telegrafi/
#Amsterdam #ijsnietoveralgoed #keizersgracht pic.twitter.com/mhZAuCQ9x6
— Geertje (@ikkomuitdrenthe) February 14, 2021