Menjëherë pas spektaklit së natës së kaluar, ku Romeo, Juli, Egla, Heidi dhe Meritoni u shpallën zyrtarisht finalistë, në shtëpi rinisën debatet.
Egla u përplas me Romeon, të cilin e akuzoi se “po sillet si Meritoni”. Ndërsa banori iu drejtua duke i thënë se “ka shitur veten në lojë”.
Egla: Pse ke futur duart te jastëku im?
Romeo: I futa te jastëku i të gjithëve o zemra.
Egla: S’më sqarove që ishe te të gjithë.
Juli: O Egla, po kemi kërkuar moj.
Romeo: Çfarë do, qetësohu o zemra.
Egla: Jam e qetë.
Romeo: E kupton se çfarë po thotë ore, çfarë muhabeti o plak.
Egla: Romeo, ti nuk ia vlen.
Romeo: Ma kanë thënë shumë në jetë këtë o zemra, si ty ma kanë thënë shumë.
Egla: Nuk ia vlen. Unë nuk ua them zakonisht robëve, por ti nuk ia vlen vërtet. Ti je prishur rrugës
Romeo: Kurse ti ke shitur veten zemra.
Egla: Ndërsa ti je thartuar rrugës.
Romeo: O lali, po hajde se ajo je.
Egla: O zemra, po e shqyen fytyrën.
Romeo: Të të hanë atë… djathin.
Egla: Po bëhesh si Meritoni. Nuk e di çfarë halli ke.
Romeo: Sa keq e nxjerr veten me këtë gjë që the tani. /Telegrafi/