Binance, platforma më e madhe në botë digjitale për tregtimin e kriptovalutave, ka ndalur përkohësisht pagesat në Bitcoin.
Siç është bërë e ditur , ndalimi i pagesave është bërë për shkak të “vonesave në transaksione”, transmeton Telegrafi.
Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Binance, Changpeng Zhao, fillimisht tha se problemi do të zgjidhej brenda gjysmë ore, për ta korrigjuar më vonë dhe theksuar se situata do të “zgjatë pak më shumë sesa që ishte bërë gjatë vlerësimit fillestar”.
Temporary pause of $BTC withdrawals on #Binance due to a stuck transaction causing a backlog. Should be fixed in ~30 minutes. Will update.
Funds are SAFU.
— CZ 🔶 BNB (@cz_binance) June 13, 2022
Ai bëri të ditur se kjo vlen vetëm për rrjetin e Bitcoin, dhe se “pronarët ende mund të tërheqin Bitcoin në rrjete tjera si BEP-20”.
Në momentin që është raportuar për këtë lajm, vlera e Bitcoin ka rënë për më shumë se 10 për qind, ose nën 24 mijë dollarë për copë, që është niveli më i ulët që nga dhjetor i vitit 2020.
Binance has temporarily paused #Bitcoin withdrawals on the $BTC network. Meanwhile, you can still withdraw BTC on other networks.
This is due to a stuck on-chain transaction. Our team is currently working on a solution and will provide further updates soon.
— Binance (@binance) June 13, 2022
Kriptovalutën më të madhe e kanë goditur problemet makroekonomike, përfshirë edhe inflacionin e madh. Në anën tjetër, Binance është rrjeti më i madh i shkëmbimit të kriptovalutave në botë. /Telegrafi/