Site icon Telegrafi

Plani ambicioz i Barcelonës për grumbullimin e parave që do përdoreshin për transferimin e Williams dhe Olmo

Barcelona raportohet se ka hartuar një plan ambicioz për transferimin e dy yjeve të Spanjës, Nico Williams dhe Dani Olmo, përkundër trazirave financiare.

Sipas raportimit nga gazeta katalanase Sport, Barcelona duhet të gjenerojë fonde përmes shitjeve të lojtarëve për të financuar blerjet e Williams dhe Olmo në të njëjtin afat kalimtar, me largimin e Raphinhas që duket më i mundshmi.

Braziliani mund ta humbasë vendin e tij startues në rast se njëri prej këtyre dy lojtarëve i bashkohet Barcelonës, dhe për këtë arsye është bërë kandidati kryesor për shitje.

Paraprakisht, Barcelona kërkoi 90 milionë euro për ta lënë të lirë Raphinhan, i cili kishte tërhequr interesim nga Superliga e Arabisë.

Lexo po ashtu Dy vite pasi ‘injoroi’ ofertën e tyre, top ylli i jep dritën e gjelbër Arsenalit ta transferojë atë

Sidoqoftë, raportimet e fundit bëjnë të ditur se çmimi i brazilianit ka rënë në vetëm 50 milionë euro, një shifër kjo më e ulët se sa 65 milionë euro sa paguan blaugranasit për transferimin e tij nga Leeds United në 2022.

Ka pasur raportime që Raphinha do ta konsideronte një rikthim në Ligën Premier, aty ku kishte shkëlqyer më herët me Leedsin gjatë sezoneve 2020/21 dhe 2021/22.

Sulmuesi dëshiron që ta ketë fanellën e titullarit, por kjo mund të mos jetë e mundur më tek Barcelona, andaj për këtë arsye ai mund ta mendojë rikthimin në Angli.

Disa klube në Angli thuhet se po monitorojnë situatën e tij, duke përfshirë Arsenalin, Chelsean dhe Newcastle United.

Për më shumë, Aston Villa, Tottenhami dhe Manchester United janë gjithashtu destinacione të mundshme të Raphinhas, pasi ato janë të gatshme të ofrojnë 50 milionë euro për shërbimet e tij./Telegrafi/

Exit mobile version