Site icon Telegrafi

Plagoset një person në Dragash

Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka bërë të ditur se sot rreth orës 12:00 në Dragash është plagosur një person.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi drejtori i Policisë në Prizren, Faton Alija.

“I dyshuari është arrestuar dhe arma që është përdorur në këtë rast është konfiskuar”, tha ai.

Alija bëri të ditur se Prokuroria dhe njësitë rajonale janë duke u marr me hetimin e rastit, ndërkaq i plagosuri është duke e marr tretmanin e nevojshëm nga ekipet e emergjencës. /Telegrafi/

Exit mobile version