Site icon Telegrafi

Plagos me thikë një ushtar izraelit dhe një civil në Jerusalem, policia qëllon për vdekje sulmuesin – pamje nga vendi i ngjarjes

Një ushtar izraelit dhe një civil janë plagosur sot në lindje të Jerusalemit, kurse sulmuesi është vrarë nga policia që këtë sulm e ka cilësuar si sulm terrorist.

Videot e publikuara në rrjetet sociale, shfaqin sulmuesin duke qëndruar i shtrirë në një udhëkryq i mbuluar me çarçaf, transmeton Telegrafi.

Ndihma e shpejtë e Izraelit, ka njoftuar se të rinj të moshës 20-vjeçar janë lënduar në sulm, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

https://twitter.com/disclosetv/status/1396782223056121856?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1396782223056121856%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3694389%2Fncident-u-jerusalimu-ranjeno-dvoje-ljudi-napadac-ubijen-video

Incidenti ndodhi në afërsi të selisë Sheik Jarah, e ushtria izraelite ka njoftuar se njëri prej të plagosurve është ushtar izraelit.

“Ushtari ka marrë ndihmën e shpejtë në vendin e ngjarjes dhe është dërguar në spital për tretman të mëtutjeshëm”, thuhet në kumtesën e ushtrisë izraelite.

E njëri prej të rinjve të plagosur mbante uniformën e forcave ajrore izraelit, dhe i vërehej qartë thika e ngulur në shpinë. Pamje tjera tregojnë policët e unfiromuar edhe ata civilë duke qëndruar afër sulmuesit, ku në sfond dëgjohen të shtënat e armëve. /Telegrafi/

Exit mobile version