Roma ka arritur ta shënoi një fitore tejet të rëndësishme nga udhëtimi të Empoli.
Skuadra e Luciano Spallettit ka triumfuar si mysafire ndaj Empolit me rezultat 3:1 duke treguar formën e mirë që janë duke kaluar.
Stephan El Shaarawy kontribuoi me dy gola ndërsa Miralem Pjanic shënoi një tjetër për fitoren e gjashtë radhazi.
Mesfushori boshnjak është shprehur shumë i lumtur pas ndeshjes me pikët e fituara.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë por në fund arritëm qëllimin tonë për t’i marrë pikët e plota”.
“Jemi duke ecur në një rrugë të mirë dhe për këtë më meritori është trajneri Spalletti”.
“Tani mendja jonë është për takimin e radhës ndaj Fiorentinës që duam ta fitojmë edhe atë”, deklaroi Pjanic. /Telegrafi/