Miralem Pjanic është i lumtur të luajë kudo që Massimiliano Allegri ka nevojë për të dhe është i bindur se shfaqjet e tij do të përmirësohet në vazhdim të sezonit.
26-vjeçari boshnjak ende nuk ka përmbushur pritshmëritë te kampionët aktualë të Serie A, pasi Allegri vazhdon të kërkoj pozitën e tij më të mirë.
Megjithatë, Pjanic nuk sheh arsye për shqetësim për paraqitjet e tij të zbehta, pasi sipas tij është vetëm fillimi i tij te Juve.
“Jam i lumtur të luajë kudo që trajneri ka nevojë për mua”, ka thënë Pjanic për Sky Sport, transmeton Telegrafi.
“Unë mund të luajë para mbrojtjes sonë, në qendër të mesfushës, ose si një mesfushor sulmues”.
“Kam vetëm pak kohë që kam ardhur këtu në Juventus dhe jam i sigurt se gjërat do të përmirësohen dalëngadalë”, përfundoi mesfushori boshnjak. /Telegrafi/