Gerard Pique është ftuar nga përfaqësuesja e Katalunisë për ndeshjen miqësoren ndaj Venezuelës më 25 mars.
Mbrojtësi i Barcelonës i cili është pensionuar nga përfaqësuesja e Spanjës pas Kampionatit Botëror 2018, ka pranuar ftesën dhe kjo do të jetë paraqitja e tij e dhjetë.
Katalunia nuk është e pranuar nga UEFA dhe FIFA, por kanë të drejtën e miqësore.
Përveç Piques janë ftuar edhe lojtarë të njohur si Xavi Hernandez, i cili aktualisht luan në Katar për Al Saddin, por edhe Marc Barta, Marc Muniesa, Martin Montoya, Aleix Vidal dhe Bojan Krkic.
Gjithsesi grumbulli nuk ka shkuar paprobleme, skuadra si Real Valladolid, Rayo Vallecano dhe Huesca kanë refuzuar të lejojnë lojtarët e tyre t’i bashkohen kësaj përfaqësuese. Më poshtë e keni listën e lojtarëve të ftuar nga Gerard Lopez:
Portierët:: Isaac Becerra, Edgar Badia.
Mbrojtësit: Gerard Pique, Martin Montoya, Marc Bartra, Aleix Vidal, Didac Vila, Marc Muniesa, Marc Cucurella.
Mesfushorët: Xavi Hernandez, Victor Sanchez, Pere Pons, Oscar Melendo, Joan Jordan, Alex Granell, Oriol Romeu, Aleix Garcia.
Sulmuesit: Sergio Garcia, Bojan Krkic, Marc Cardona. /Telegrafi/