Site icon Telegrafi

Pioli pas humbjes ndaj Interit: Dhemb shumë, bëmë shumë gabime

Stefano Pioli ka folur pas humbjes së Milanit ndaj Interit në Superkupën e Italisë, duke thënë se skuadra e tij bëri shumë gabime.

Milani u mposht nga rivali i qytetit Interi me rezultat 3-0 me golat e realizuar nga Federico DiMarco, Edin Dzeko dhe Lautaro Martinez.

“Pjesa jonë e parë sigurisht që nuk ishte në lartësinë e detyrës, bëmë shumë gabime dhe prej andej ishte e vështirë të ktheheshim”.

“Ne u përpoqëm në fillimin e pjesës së dytë, por nuk bëmë sa duhet për të merituar më shumë”.

“Është e qartë se ne nuk jemi mësuar me këto gabime dhe ato bëhen shumë të dëmshme ndaj një skuadre të kësaj cilësie. Sigurisht që nuk po kalojmë periudhën tonë më të mirë mendërisht, por duhet të bëjmë më mirë dhe të bëjmë më shumë”, ka thënë Pioli.

Ai vazhdoi duke thënë se humbja ndaj Interi dhemb shumë.

Lexo po ashtu Interi shkatërron Milanin dhe fiton Superkupën e Italisë

“E vetmja mënyrë për të ecur përpara është të punojmë më mirë, të rrisim nivelin tonë, sepse është e qartë se kjo është një humbje që dhemb, një trofe që donim ta fitonim, por sezoni është ende i gjatë duke na pritur dhe ne duhet të rikthehemi. duke luajtur ashtu siç dimë ne”, deklaroi për fund Pioli. /Telegrafi/

Exit mobile version