Stefano Pioli ka pranuar se Milani nuk kishte pritur ta fitonte aq herët titullin e Serie A dhe se 2022 ishte një vit përplot përmbushje.
Strategu italian ka dhënë një intervistë të gjatë për Sport Mediaset, e cila do të transmetohet më 29 dhjetor.
“Natyrisht, ne e arritëm këtë objektiv prestigjioz përpara se që kishim menduar, sepse klubi dëshironte të investonte në lojtarë të rinj, kështu që ne prisnim ta fitonim pak më vonë”.
“Nga ana tjetër, ia dolëm ta bëjmë këtë menjëherë dhe qartë, 2022 ishte një vit plot përmbushje për të gjithë ne”, ka deklaruar Pioli.
Në edicionin 2021/2022, Rossonerët e fituan titullin e Serie A pas 11 vitesh pritjeje duke përfunduar dy pikë mbi rivalin e qytetit, Inter. /Telegrafi/