Në nivele të larta të LDL-së, kolesterina grumbullohet në enët e gjakut, duke krijuar shtresa yndyrore
Me kalimin e kohës, ato rriten dhe e bëjnë më të vështirë rrjedhjen e gjakut nëpër arterie, duke rritur rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru dhe demencës vaskulare.
Një ushqim i shëndetshëm dhe i ekuilibruar, me pak yndyra të ngopura, rekomandohet për njerëzit me kolesterinë të lartë.
Nutricionistët rekomandojnë veçanërisht zëvendësimin e qumështit të lopës me tërshërë për të ulur nivelin e kolesterinës së keqe në gjak, transmeton Telegrafi.
Konsumoni tre filxhanë në ditë
Studiuesit nga Universiteti Lund monitoruan 66 burra me kolesterinë të lartë për një periudhë prej pesë javësh, duke i lejuar ata të pinin qumësht tërshëre.
Gjetjet vërtetojnë se konsumimi i tre gotave (750 ml) qumësht tërshërë në ditë për pesë javë ul kolesterolin total dhe LDL me 3-5 për qind.
Sipas Fondacionit Britanik të Zemrës, qumështi i tërshërës përmban beta-glukane të tërshërës që ndihmojnë në ruajtjen e niveleve normale të kolesterolit. Një gotë 250 ml qumësht tërshërë, për shembull, siguron 1 g beta-glukan. Ndërsa një tas qull, i përgatitur me 40 g tërshërë, mund të sigurojë 2 g beta-glukan.
Qumështi i tërshërës, kur nuk është i ëmbëlsuar, mund të jetë një alternativë e shkëlqyeshme për parandalimin ose zgjidhjen e kolesterolit të lartë, sepse është i ulët në yndyrë dhe proteina. /Telegrafi/