Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) nën udhëheqjen e Kryesuesit, Skënder Çoçaj, ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me arrestimin e gjyqtarit të Departamentit të Krimeve të Rënda, në Gjykatën Themelore në Pejë, Sali Berisha.
“Këshilli aprovoi kërkesën e U. D Kryetarit të Gjykatës Themelore në Pejë, Sami Sharaxhiu, për pezullimin nga detyra e gjyqtarit Sali Berisha. KGjK, shpreh shqetësimin lidhur më këtë rast dhe njëkohësisht gatishmëri për përkrahjen e organeve gjegjëse të sistemit të drejtësisë në procedurat e mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin për media.
Ndryshe gjyqtari Sali Berisha u arrestua dje nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kryer veprën penale “keqpërdori i detyrës zyrtare”.
Arrestimi i tij u bë me urdhër të Prokurorisë Speciale. Berisha ka punuar në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Pejë. /Telegrafi/