Barcelona po mendon të largojë pesë lojtarë, duke u liruar vendin prurje të reja.
Martin Braithwaite, Oscar Mingueza, Samuel Umtiti, Riqui Puig dhe Neto, janë pesë lojtar që nuk bëjnë pjesë në planet e Xavi Hernandez.
Është vet trajneri që sipas ‘AS’, ju ka kërkuar atyre të gjejnë ekip të ri, pasi nuk i sheh të rëndësishëm për sezonin që do vije.
Pavarësisht se Xavi u ka thënë atyre të kërkojnë ekip të ri, ata nuk kanë gjetur ende dhe situata sa shkon e ndërlikohet për klubin katalunas.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e pesë lojtarëve të ekipit Blaugranas, por që largimi i tyre do të ndodhë.
Barcelona synon të afrojë, Robert Lewandowskin, Bernardo Silvan, Raphinhna, Cesar Azpilicuetan, Marcos Alonson dhe Jules Kounden. /Telegrafi/