Blerando, Santiana Maloku dhe Linda Halimi janë banorët e nominuar për këtë javë.
Dy të tjerë të përzgjedhur nga publiku janë edhe: Azem Gagica e dyshja, Mirdon Pacolli & Ard Gashi.
Ndonëse nuk janë të njoftuar akoma, atyre lajmi do t’i kumtohet ditën e enjte (21 dhjetor).
Nominimi i tre banorëve u bë nga Alby the Goat, e cila në cilësinë e kapitenes, fitoi nga ‘Vëllai i Madh’ një avantazh.
Njëri prej tyre do të lërë shtëpinë të premten dhe garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
Telegrafi ka realizuar një sondazh për lexuesit, për të marrë mendimet e tyre rreth personazhit që do të eliminohet.