Please enter at least 3 characters.

Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic i del Xhakës përpara pas ndeshjes – mesfushori si një sportist i vërtet i uron fitoren  

2024/10/SRBIJA-SVAJCARSKA_53-e1728769719519.jpg

Zvicra ka pësuar humbje ndaj Serbisë në Leskovc me rezultat 2-0, në një ndeshje ku tifozët  serbë kanë bërë thirrje të shumta kundër Kosovës. Pas përfundimit të ndeshjes, mesfushori shqiptar, Granit Xhaka është përshëndetur njëherë me tifozët e tij, pastaj edhe me përzgjedhësin e Serbisë, Dragan Stojkovic.Ishte ky i fundit që iu afrua Xhakës për t’i zgjatur dorën, ndërsa mesfushori u ndal dhe i uroi fitoren.

Xhaks u fishkëllye nga tribuna sa herë që kishte topin. Mirëpo, ai nuk ka lejuar që të dal nga kontrolli dhe në fund të lojës ka treguar se është një zotëri i madh para se të largohet nga fusha.

Xhaka tregoi se është një zotëri i madh, gjë që sigurisht nuk do të kalojë pa u vënë re edhe në stadium.Ky gjest i mesfushorit të Bayer Leverkusenit, tregon kulturën dhe sportivitetin e tij, edhe pse gjatë gjithë ndeshjes kishte thirrje kundër shqiptarëve.  

Xhaka nga SofaScore ishte lojtari më i vlerësuar i Zvicrës me notën 7.5.Kjo ishte humbja e tretë e Zvicrës së Murat Yakinit në ndeshjet e Ligës së Kombeve. /Telegrafi/