Pavarësisht se Fernando Santos u largua nga bankina e Portugalisë pas Kupës së Botës në Katar dhe ia la postin Roberto Martinez, ish-përzgjedhësit të Belgjikës, statusi i Cristiano Ronaldos mbeti i paprekur.
Portugezi është ende pjesë e ekipit kombëtar dhe këtë e konfirmoi Martinez me listën e fundit.
Sulmuesi i Al Nassr ka fituar vendin e tij në garën për kualifikueset evropiane kundër Lihtenshtajnit dhe Luksemburgut.
Gazetarët u interesuan nëse Martinez mendoi të mos e ftonte dhe pse e ftoi në fund.
“Fillimisht kam marrë parasysh listën e lojtarëve që kanë luajtur në Katar. Doja të sigurohesha për angazhimin e të gjithë lojtarëve dhe e di që Ronaldo është shumë i përkushtuar”.
Cristiano Ronaldo, called up by Portugal new coach Roberto Martinez for the next UEFA qualifiers 🇵🇹 #Portugal
“Cristiano Ronaldo is a very committed player. He can bring experience and is a very important figure for the team. I don't look at age”, Martinez says. pic.twitter.com/0Q9wVTUfUV
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 17, 2023
“Me të fitojmë përvojë, ai është një figurë kyçe dhe mosha nuk është e rëndësishme për mua”, ka thënë Martinez. /Telegrafi/