Site icon Telegrafi

Përzgjedhësi i Holandës, Ronald Koeman, neveriti tifozët e futbollit pasi u kap duke futur gishtin nga hunda në gojë

Holanda fitoi ndaj Polonisë me rezultat 2-1, por një moment i përzgjedhësit të ‘tulipanëve, Ronald Koeman, po del të jetë mjaftë i diskutuar, pasi ai harroi shkurtimisht se kishte dhjetëra kamera të drejtuara drejt tij gjatë lojës.

Koeman, nuk ishte në pozicionin e tij më të mirë në disa momente të ndeshjes ndaj Sllovenisë.

Me sa duket diçka e shqetësonte aq shumë sa Koemanin sa që e futi gishtin tregues të dorës së majtë në hundë. Deri këtu mund të jemi në rregull.

Por holandezi shkoi edhe larg, pasi që gishtin që e futi në hundë, e futi edhe në gojë. Ky moment po konsiderohet më neveritësi deri më tani në EURO 2024.

 

Në të kaluarën, ish- përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low, ka qenë shumë shpesh pjesë e momenteve të tilla neveritëse.

 

Ajo që mund të ngushëllojë Koemanin duhet të jetë fitorja e skuadrës së tij në ndeshjen hapëse të Euro 2024. /Telegrafi/

Exit mobile version