Site icon Telegrafi

Përtej kritikave – pse kosovarët ende besojnë tek doktorët e tyre?

Sistemi shëndetësor në Kosovë, si në shumë vende të tjera, është një sistem kompleks që po ballafaqohet me disa sfida të mëdha. Megjithatë, doktorët janë pjesa më e rëndësishme e këtij sistemi, duke qenë në vijën e parë të kujdesit për pacientët dhe në zgjidhjen e problemeve shëndetësore të tyre.

Hulumtimi nga Pyper tregon se pjesa më e madhe e qytetarëve të Kosovës kanë mendime pozitive për doktorët, ndonëse sistemi shëndetësor po përballet me disa sfida të mëdha siҫ janё mungesa e personelit mjekësor të kualifikuar, infrastrukturën e pamjaftueshme si dhe listën e gjatë të pritjes për intervenime nga më të thjeshta tek ato më të ndërlikuara.

Megjithatë, ndër të gjitha këto sfida,respondentët kanë pohuar se doktorët në Kosovë po japin kujdesin e nevojshëm për pacientët e tyre dhe kjo është arsyeja se pse shumica e tyre  kanë mendime pozitive për  doktorët në Kosovë, dhe i vlerësojnë ata si profesionistë dhe humanë.

Disa prej doktorëve të preferuar nga respondentët e Pyper janë:

Internist – Kardiolog Dr. Fisnik Hima

Neurolog Dr. Blerim Myftiu

Neurokirurg Dr. Armend Kërveshi

Neuropsikiatër Dr. Afrim Blyta

Ortoped Dr. Qerim Kida dhe Dr. Cen Bytyqi

Pulmolog  Dr. Besim Morina, si dhe emra të tjerë që po ashtu vlerësohen për profesionalizmin e tyre në departamentet e tyre përkatëse.

Hulumtimi në fjalë është realizuar përmes një mostre jo të rastësishme me respondentët e Pyper anembanë Kosovës.

 

Exit mobile version