Site icon Telegrafi

Persona të panjohur në Zveçan dëmtojnë veturën e një gazetari

Foto: Ilustrim

Një gazetar ka raportuar se afër objektit të Komunës në Zveçan, disa persona të panjohur i kanë dëmtuar veturën duke i thyer xhamat si dhe ia kanë shpuar gomat.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 29.05.2023 në Zveçan.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.

“Zveçan 29.05.2023 – 23:00. Ankuesi mashkull kosovar-gazetar me 02.06.2023 ka raportuar se, afër objektit të komunës në Zveçan ku e kishte parkuar veturën, persona të panjohur i kanë dëmtuar duke i thyer xhamat e shpuar gomat. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version