Site icon Telegrafi

Përsëri mbyllet Capital Hill, pako të dyshimta vënë në alarm policinë

Dy pako të dyshimta janë parë mëngjesin e sotëm pranë Capital Hill në SHBA, çka vunë në alarm policinë amerikane.

Pakot e dyshimtë janë, njëra në pjesën perëndimore të rrugës atje, ndërsa tjetra pranë Bibliotekës së Kongresit Amerikan.

Kalimi në zonë është mbyllur për vizitorët, që nga Biblioteka e deri tek Gjykata Supreme, sipas Reuters. Sipas agjencisë, njëra nga pakot e dyshimta nuk ka pasur lëndë eksplozive brenda, ndërsa po punohet për të çaktivizuar pakon tjetër.

Megjithëse nuk është e qartë nëse pakoja ka në brendësi ndonjë bombë ose material shpërthyes, një dëshmitar i tha agjencisë Reuters se njësitë antieksplozivë të policisë ndodhen në zonë.

Një ditë më parë, një burrë u qëllua me armë nga policia dhe mbeti i plagosur, pasi kishte armë me vete pranë qendrës së vizitorëve. Masat ekstra të sigurisë vijnë pas sulmeve në Bruksel javën e shkuar ku humbën jetën 35 persona.

Exit mobile version