A ju ka ndodhur ndonjëherë që rrobat e lara të kenë aromë të pakëndshme, edhe pse keni përdorur zbutës me aromë të fortë?
Fajtori më i shpeshtë është goma brenda rrobalarëses e cila shpejt mbledh aroma të pakëndshme, të cilat ngjajnë me mykun, transmeton Telegrafi.
Për të penguar dukuritë e ngjashme të pakëndshme, bëni recetën shtëpiake si mjet për pastrim dhe aroma e pakëndshme do të zhduket.
Ju nevojiten:
– mjete të lëngshme për pastrim (ajo e cila përmban klor),
– sfungjeri,
– dorezat,
– 25 gramë limontoz.
Procedura:
Hapi i parë në luftë me mykun është pastrimi me leckë letre të zakonshme i brendësisë së rrobalarëses në mënyrë që të eliminoni ndotjet e grumbulluara.
Pastaj qitni në gomë cilindo mjet për pastrim, nëpër gjithë sipërfaqen, duke e shpërndarë në mënyrë të barabartë.
Mbyllni derën e rrobalarëses dhe lëreni të qëndrojë dy orë.
Pas kësaj kohe, aktivizoni rrobalarësen në programin “shpëlarje”, që të eliminohet mjeti i pastrimit.
Pastaj në kutinë e detergjentit qitni limontoz, aktivizoni rrobalarësen në temperaturën më të lartë.
Përsëriteni këtë procedurë sipas nevojës (më së miri një herë në muaj) dhe përfundimisht do ta eliminoni mykun. /Telegrafi/