Edhe pse shumë nuk e kuptojnë pse duhet të pinë ujë me kafen, ka dy arsye për ta bërë këtë
Nëse nuk e bëni, mund të keni shqetësime në stomak, por, a e dimë pse?
Në fakt, përgjigja për këtë është shkencore.
Kafeina është diuretik, që do të thotë se e rritë shpeshtësinë se sa urinoni dhe me këtë gjë trupi humb lëngje trupore me një ritëm të shpejtë.
Prandaj njerëzit zakonisht konsumojnë ujë bashkë me kafe për ta kompensuar sasinë e ujit që humbet përmes urinimit.
Gjithashtu, duke mos konsumuar ujë gjatë kohës kur konsumoni kafe ju e rritni rrezikun për t’u dehidratuar.
Normalisht secili njeri ka nivele të ndryshme të tolerancës, prandaj për disa njerëz është e nevojshme ta konsumojnë atë gotë me ujë e për disa tjerë jo.
Uji ndihmon dhe qetësimin e urthit, ose acarimin e stomakut, që kafeina shkakton tek disa individë të ndjeshëm. Poashtu, uji gjatë pirjes së kafesë mund të hollojë acidin dhe të ndihmojë në zvogëlimin e këtyre ndjesive.
Përfundimisht, uji vepron si një tampon për të neutralizuar efektet negative të kafesë në sistemin tretës. Dhe veç kësaj, një gotë ujë nuk i bën askujt keq.
Shumë bare dhe restorante në botë e kanë adoptuar këtë veprim të mirë, por fakt është se ka vende ku nuk do ta merrni ujin pa e kërkuar. /Telegrafi/