Site icon Telegrafi

Përplasje të forta mes banorëve, Edona James ia plas të qarës pas debatit të ashpër me Albyn dhe Lumbardhin në BBVK

Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Emocionet kanë marrë rrjedhë në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” pas një debati të ashpër mes Edona James dhe banorëve të tjerë, Lumbardhit dhe Albyt.

Konflikti, i cili buronte në dhomën e makijazhit, arriti pikën kulminante kur Edona nuk mundi të mbante më lotët, duke u shpërthyer në të qara.

Përballja e fortë e la Edonën të tronditur, dhe në momentin e saj më të ndjeshëm, pjesëtarët e shtëpisë Buci, Gania dhe Shqipja i dolën në mbështetje.

Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Me përkujdesje dhe fjalë ngushëlluese, ata bënë ç’është e mundur për të qetësuar shpirtin e trazuar të Edonës, gjersa kritikonin paksa edhe Albyn që rëndoi gjendjen e saj.

 

Megjithatë kjo e fundit mohoi që ta ketë rënduar me fjalë apo ngacmuar Edonën, por që kjo e fundit vet në një moment ‘shpërtheu’ në lot.

Publiku dhe fansat e BBVK së bashku mbetën të prekur nga ndjeshmëria e Edonës, dhe shumë prej tyre ndanë komente mbështetëse në rrjetet sociale.

Përndryshe, këtë javë janë të nominuar të gjithë banorët e shtëpisë dhe njëri prej tyre do të lërë shtëpinë të premten e kësaj jave. /Telegrafi/

Exit mobile version