Ndeshja mes Lecces dhe Cagliarit doli të jetë shumë e fortë dhe me emocione të mëdha, teksa u mbyll 2-2.
Në këtë ndeshje përveç golave, kishte edhe dy penallti, ndërsa futbollistët morën tre kartonë të kuq.
Se ndeshja kishte tension e tregon edhe momenti i golit për 2-1, kur shënoi Lecce, me Gianluca Lapadulan nga pika e badhë.
En el transcurso de los partidos a veces se producen expulsiones estúpidas, como la que hoy se produjo entre Olsen y Lapadula. pic.twitter.com/JVSBPAZdxi
— Rodrigo (@Empyriou) November 25, 2019
Penalltia erdhi pas lojës me dorë nga Cacciatore, i cili mori karton të kuq.
Lapadula pasi shënoi shkoi ta marr topin i cili u dëbua jashtë fushe nga Robin Olsen, dhe aty përleshja shpërtheu.
Të dy u larguan me kartonë të kuq nga gjyqtari Mariani. Flitet se suedezi do të dëohet me tri ndeshje, ndërsa sulmuesi italian me dy.
Krejt në fund ishin Lecce që shënuan për 2-2, për ta kompletuar një ndeshje të çmendur. Golat për Cagliarin i kishin shënuar Joao Pedro dhe Radja Nainggolan. /Telegrafi/