Telegrafi

Përplasi 10-vjeçarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet i riu në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 33-vjeçar pasi ka përplasur me makinë një të mitur në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’. Pas aksidentit F.A është larguar nga vendi i ngjarjes.

I mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“F. A., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar një shtetas 10 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Shtetasi i mitur ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve,” njofton policia. /Telegrafi/