Site icon Telegrafi

Përplasen dy autobusë në Senegal, humbin jetën 40 persona dhe 85 tjerë lëndohen

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën dhe 85 tjerë janë lënduar rëndë, kur dy autobusë u përplasën sot në Senegal.

“Jam thellë i prekur me aksidentin tragjik në Gnibyju, ku humbën jetën 40 persona dhe shumë tjerë u lënduan”, tha Macky Sall, presidenti i Senegalit.

Ai përmes një postimi në Twitter, njoftoi se shkaqet e këtij aksidenti akoma nuk dihen, derisa autoritetet po e hetojnë rastin.

Në këtë vend është shpallur tri ditë zie në nderim të viktimave të këtij aksidenti, transmeton Telegrafi.

E pamjet amatore shfaqin autobusët e shkatërruar në këtë aksident, ku njëri prej mjeteve të rënda transportuese goditi në pjesën anësore autobusin tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version