Një përleshje fizike mes tre personave ka ndodhur të shtunën në Shtime, ku si pasojë, një person ka përfunduar në QKUK
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ka njoftuar se të shtunën rreth orës 17:20 në Rrugën “Besim Sopa” në Shtime, tre persona, pas një mosmarrëveshje të mëhershme, janë përleshur fizikisht ne mes vete me ç’rast është përdorur edhe një mjet i mprehtë thikë.
Si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Me vendim te prokurorit njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe pas intervistimit dërgohet në mbajtje./Telegrafi/