Dje rreth orës 15:55 në fshatin Kamjan të Tetovës, pas ndeshjes futbollistike të ligës së tretë ka ndodhur një përleshje fizike në mes e klubit K.F.Kamjan nga Kamjani dhe K.F.Drita nga fshati Bogovinjë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Delegati i K.F.Kamjan, H.F. dhe persona tjerë nga fshati Kamjan kanë ushtruar dhunë ndaj përfaqësuesit të ‘K.F.Drita’-S.M dhe gjashtë futbollistëve: A.R., F.SH., A.B., B.A., A.A., dhe B.N.
Delegati H.F. ka drejtuar sharje të ndryshme ndaj S.M., ku më pas ka ndodhur një përleshje fizike. Sapo kanë hyrë në zhveshtore, S.M., dhe A.R. dhe lojtarët tjerë janë sulmuar fizikisht,
Janë marrë masa për zgjidhjen e plotë të rastit. /Telegrafi/