Të paktën 163 palestinezë dhe gjashtë oficerë policie izraelitë janë lënduar në përleshjet në Jerusalem, thanë mjekët palestinezë dhe policia izraelite.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, shumica u lënduan në xhaminë Al-Aqsa, ku policia izraelite gjuajti me plumba gome dhe granata trullosëse, derisa palestinezët hidhnin gurë dhe shishe.
Tensionet janë rritur në lidhje me dëbimin e mundshëm të palestinezëve nga toka e pretenduar nga kolonët hebrenj.
Kompleksi i xhamisë Al-Aqsa në qytetin e vjetër të Jerusalemit është një nga vendet më të respektuara të besimtarëve të islamit, por vendndodhja e tij është gjithashtu vendi më i shenjtë në judaizëm, i njohur si Mali i Tempullit.
Ky vend njihet për pikën e shpeshtë të dhunës, e cila u shpalos përsëri të premten në mbrëmje pasi mijëra ishin mbledhur atje për të vëzhguar të premten e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Policia izraelite tha se ata kishin përdorur forcë “për të rivendosur rendin”, për shkak të “trazirave të mijëra adhuruesve” pas lutjeve të mbrëmjes. /Telegrafi/